English

Masat shtrënguese të qeverisë, Civici: Paniku ekonomik mund të ketë më shumë efekt se paniku nga coronavirusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vendimi i qeverisë për të mbyllur të gjitha lokalet dhe baret do të shoqërohet patjetër me një fatirë financiare. përmes një lidhjeje skype me Ilva Now në Euronews Albania eksperti i Ekonomisë Ardian Civici cilëson tre efektet kryesore në ekonomi të cilat sipas ndahen në tre aspekte:

- Advertisement -

Kostoja e përballimit të nevojave që duhen marrë në jetën e përditshme për të ndaluar përhapjen e virusit;

Dëmtimi i ekonomisë nga bllokimi i aktiviteteve si shërbimet, sektorëve prodhues të ekonomisë, nga dëmtimet në sektorin e turizmit e të tjerë;

Pasojat ndërkombëtare që prekin marrëdhëniet tregtare, shkëmbimin e mallrave apo shërbimeve të ndryshme që ne kemi me vendet përreth dhe vende të tjera.

Z.Civici thotë se qeveria mund të bllokojë aktivitetet e bizneseve të ndryshme, ashtu si edhe Italia e vende të tjera, të cilat janë detyruar të marrin vendime drastike ekonomike në të mirë të shëndetit, por duhet konsideruar edhe që shumë biznese kanë nevojë për kompensim, pasi bëhet fjalë edhe për pagat e punonjësve, por edhe kompensime me natyrë eliminimin, bllokimin e taksave apo detyrimeve të prapambetura.

Për sa i përket planit të z. Basha të prezantuar sot, si ekspert i ekonomisë, z. Civici shton se janë masa që do të merren në vijim, por jo se janë emergjente në këto 24 orë dhe për secilën prej tyre duhet të bëhet e qartë se deri në cilin nivel do të shkojnë dhe çfarë angazhimi do marri buxheti i shtetit.

“Kemi të bëjmë me fatkeqësi që përballohen nga buxheti i shtetit, nga qeveria, në ndihmë jo vetëm të individëve, por edhe në ndihmë të të gjithë aktivitetit ekonomik dhe bizneseve”, tha ai.

Qeveria duhet të bashkëpunojë me bizneset. Vendimet e saj nuk duhet të prekin vetëm sektorin publik, por edhe sektorin privat ku normalisht duhet të fillojë një dialog intensiv për të evidentuar të gjitha kostot, mundësitë dhe pamundësitë e biznesit privat e gradualisht të vendosë edhe kompensimin.

Është një proces që duhet të ndodhë dhe duhet të ndodhë shpejt, sepse paniku që mund të shkaktojë pjesa e neglizhuar ekonomike dhe financiare mund të jetë edhe më i madh si efekt se sa paniku që vjen nga përhapja e coronavirusi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?