Mashtroi dhe i mori 21 mijë euro një personi, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

15 Nëntor 2025 | 11:43

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim. I arrestuari mësohet se ka marrë 21 mijë euro nga një person me pretendimin se do ti siguronte dokumente për të udhëtuar në SHBA.

Ai rezulton i dënuar edhe më parë lidhur me këtë krim. Sipas policisë ai është i dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasoja”. I mori një shtetasi, 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, kapet 40-vjeçari i dënuar me 6 vjet burgim për këtë krim.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, finalizuan operacionin “Pasoja”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Ahmet Bellahu, 40 vjeç.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 40-vjeçarin, në vitin 2024, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Në këtë vit, ai përfitoi nga një shtetas, 21 000 euro, nëpërmjet mashtrimit se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026