Mashtronin përmes investimeve në tregje fiktive, goditet Call Centeri në Tiranë
Policia e Tiranës ka goditur një Call Center që merrej me mashtrimin e shtetasve të huaj, që të investonin para në tregje fiktive.
Si pasojë e operacionit të i koduar “Selita Center” u arrestuan në flagrancë 6 shtetas të punësuar në këtë subjekt, mes tyre përgjegjësi i firmës dhe shefja e personelit.
Euronews Albania mëson se shtetasit e arrestuar janë: Ermion Markaj, 35-vjeç me detyrë përgjegjës i firmës, Patricja Radovani, 29 vjeçe, me detyrë shefe e personelit të firmës, si dhe shtetasit Donald Toma, Areteo Butsi, Emanuele Jaho dhe Fiodor Ziu.
Gjithashtu u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi Julian Marka, 31-vjeç.
Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasit që u gjetën në këtë subjekt ishin punësuar në mënyrë të paligjshme dhe mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive.
Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti janë gjetur 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani