Nga kjo javë të detyrueshme kudo, mjeku Shpëtim Qyra tregon sa mbrojtje të japin maskat
Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku mikrobiolog, Shpëtim Qyra foli rreth përdorimit të maskave duke i konsideruar ato si barriera mekanike për parandalimin e virusit.
Ai shpjegoi se efikasiteti i maskave ndryshon por sidoqoftë përdorimi i tyre është shumë i rëndësishëm mbi të gjitha për ata që janë mbartës.
Qyra solli në vëmendje se një maskë profesionale e ofron mbrojtjen deri në 98% ndërkohë që një maskë artizanale 50-60%.
Ndër të tjera mjeku sqaroi se ardhja e stinës së virozëve e bën edhe më të rëndësishëm përdorimin e tyre.
“Të gjithë mund të kemi bërë një shëtitje pasdite dhe unë vërej që në vendet e ndalimit të semaforëve njerëzit grumbullohen dhe njerëzit janë pa maska”,- u shpreh mjeku Shpëtim Qyra dhe sqaroi në këtë mënyrë se përdorimi i maskës në ambiente të jashtme është mjaft i rëndësishëm për uljen e dozës së infektimit.
Vendosja e maskës do të jetë me detyrim në çdo ambient, të brendshëm apo të jashtëm dhe masa ndëshkimore në formë gjobe do t’i vijë çdo qytetari bashkë me faturën e dritave.
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paraqiti masat anti-COVID të marra nga qeveria me qëllim përballimin e sfidës vjeshtë-dimër, me të cilën siç tha dhe ai po përballet e gjithë bota.
Kryeministri bëri me dije se vendosja e maskës do të jetë me detyrim në çdo ambient, të brendshëm apo të jashtëm dhe masa ndëshkimore në formë gjobe do t’i vijë çdo qytetari bashkë me faturën e dritave.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër