Matjet e Barometrit/ Si po shkojnë gjërat në vendin tonë? Shqiptarët të ndarë në mes
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët se si po shkojnë gjërat në vendin tonë në muajin prill.
37.4% e shqiptarëve mendojnë se gjërat në vendin tonë po shkojnë keq, 29% mendojnë se gjërat po shkojnë as mirë e as keq dhe 33.1% mendojnë se gjërat po shkojnë mirë.
Nëse e shikojmë si ka ndryshuar qëndrimi i kryeqytetasve në këto tre muaj, shohim se ata që mendojnë mirë kanë qenë 32.2% në shkurt, kanë pësuar një rënie në 31.1% në mars dhe kanë pësuar një rritje në prill duke shkuar 33.1%
Ndërsa ata që mendojnë se gjërat po shkojnë keq nga 39% që ishin në shkurt, kanë pësuar një rënie në 36.6% në mars dhe më pas një rritje në prill duke shkuar në 37.4%
53.7% e qytetarëve mendojnë se gjerat në vendin tonë po shkojnë në drejtimin e duhur, 13.1% e tyre mendojnë se gjërat po shkojnë njësoj dhe 31.6% mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.
Por ky mendim ka ndryshuar ndër muaj. Qytetarët që mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur në muajin shkurt ishin 49.2%, janë bërë 53.9% në mars dhe 53.7% në prill.
Ndërsa qytetarët që mendojnë se gjërat në vendin tonë po shkojnë në drejtimin e gabuar në muajin shkurt ishin 30.7%, në mars janë bërë 30.3% dhe në prill 31.6%.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë



