Maturantët në Korçë dhe Shkodër kontestojnë provimin e matematikës

12 Qershor 2021 | 17:14

Kontestime për përmbajtjen dhe rezultatet e provimit të matematikës në maturën shtetërore ka pasur edhe në qytetet e Shkodrës dhe Korçës.

Në Korçë, maturantët janë grumbulluar përballë drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar të Korçës duke kërkuar rivlerësimin e tezes e duke akuzuar se kjo tezë është kopje e Universitetit të Cambridge dhe thjesht është përkthyer.

“Fakti që është përkthyer nga gjuha angleze teza do të thotë që niveli i vështirësisë dhe niveli i arsimit në dy vende të ndryshime është komplet ndryshe. Në Shqipëri në dy vitet që ne kemi bërë mësim online është më e vështirë se sa vitet e kaluara. Të gjithë ne që jemi këtu, kërkojmë nga zonja ministre që të bëhet rivlerësimi i tezës”, thonë maturantët.

Samela Kocibelli, maturante e gjimnazit “Themistokli Gërmenji” shprehet e shokuar nga ky veprim ndërkohë që rrëfen se janë pikërisht këto akte që bën që të rinjtë të largohen nga Shqipëria.

“Prandaj të gjithë të rinjtë duan të largohen nga vendi sepse neve jashtë vlerësohemi më shumë. Neve jashtë dinë të na vlerësojmë për atë që jemi dhe nuk na vlerësojnë për ushtrime të tmerrshme dhe pa pikë logjike dhe mendimi të formuluar dhe hartuar”, tha ai.

Ndërsa në Shkodër, nxënësit e shkollave të mesme u mblodhën para, duke akuzuar se teza e provimit ishte një kopje e shëmtuar e provimit në Cambridge duke shtuar, se ka pasur presione ndaj në momentet e provimit.

“3-4 vjet gjimnaz kemi mësuar tërë natën, kemi vuajtur dhe kemi bërë gjithë përpjekjet tona dhe thjesht për 2 orë e gjysmë, këto 12 vite nuk duhet të përcaktohen”, theksuan ata.

Maturantët kërkuan rivlerësimit e pyetjeve dhe tolerancë në vlerësimin e pikëve.

“Përsëritja e testit nuk besoj se mund të bëhet, por të paktën një tolerancë ndaj pikëve për të ndryshuar intervalin për marrjen e notave përkatëse ose për të lehtësuar ato pyetje që janë të vështira”, shtuan ata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026