Mazniku mbi sondazhin në Elbasan: Rama me 46.5% dhe Basha me 40% kanë kapur tavanin
Sipas sondazhit të katërt kombëtar sa i takon qarkut të Elbasanit, 46.5% e qytetarëve shohin Ramën si më të përshtatshëm për kryeministër, ndërsa 40% preferojnë Bashën. Zv. kryetari i bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku e ka komentuar këtë rezultat duke thënë se tashmë pozicionimi i qytetarëve të Elbasanit karshi dy liderëve ka marrë deri diku formën përfundimtare.
“Në këto momente është saturuar deri diku pozicioni i njerëzve përkarshi lidërve se jemi në mes të fushatës pothuajse. Këto janë numrat që mund të lëvizin eventualisht me numra të vegjël por ama pak çka mund të ndodhë në vijim, këto janë tipikisht tregues që eventualisht do të gravitojnë drejt numrave për votimin e lidershipit politik dhe pëlqyeshmërisë për liderin”, u shpreh zv. kryebashkiaku i Tiranës.
Z. Mazniku tha se të dyja partitë kanë arritur tavanin me përqindjet e kapura, me Partinë Demokratike rezultati i të cilës është përmirësuar gjatë fushatës zgjedhore dhe Partinë Socialiste që ka arritur maksimumin e përqindjes që mund të kapte.
“Avash-avash është kapur tavani, z. Basha është përmirësuar në rezultat por pa prekur pritshmërinë e z. Rama, por tipikisht këto janë tavanet e mundshme të rritjes”, u shpreh Arbjan Mazniku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kë duan për kryeministër? Rama dhe Basha në garë të ngushtë për Elbasanin, Fieri preferon kryesocialistin
- Iris Luarasi: Fieri, i vetmi qark që ka mbështetje të madhe për Ramën
- Jonila Godole: Shifrat e të pavendosurve japin idenë për rritjen e PD-së
- Politologu Nurellari: Strategjia elektorale e PS-së, mobilizimi i socialistëve
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion