Mazniku: PS ka hapësirë për t’u rritur në Durrës. Sejamini: Është potencial i madh për PD
Qytetarët e Qarkut të Durrësit kanë një opinion pozitiv për kryeministrin, Edi Rama më të lartë se sa niveli kombëtar. 53.6% e të pyeturve kanë opinion pozitiv për Ramën krahasuar me 46.3% që shprehin një mendim të tillë për Lulzim Bashën.
Zv.kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku thotë se përtej përceptimit që ekziston në Durrës ka një situatë më pak polare së në të gjithë Shqipërinë. Ai thotë se PS ka një hapësirë ku mund të rritet pasi mbështetja e saj qëndron më poshtë pëlqimit për Ramën.
“Në Qarkun e Durrësit ka një pëlqyeshmëri për Kryeministrin që shkon mbi nivelin kombëtar dhe me gjasë mbi mbështetjen që PS ka në këtë qark. Kjo është një nga ato të dhënat që në sondazhe konsiderohet si tavanet dhe hapësira rritëse që ka forca respektive. Hapësira që forca ka për tu rritur limohet nga pëlqyeshmëria që njerëzit kanë për liderin. PS në Durrës ka hapësirë për t’u rritur më tej”, u shpreh ai.
Por ndërkohë Neritan Sejamini e kundërshtoi këtë ide duke thënë se Durrësi tregon se ka pakënaqësinë më të madhe ndaj qeverisë, por diferencën po e bën tërmeti. Sipas tij Durrësi është një potencial i madh për PD duke numëruar disa faktorë.
“Po të më pyesnit në të gjithë Shqipërinë pa e ditur fare sondazhin që cili është ai qytet ku opozita duhet të bëjë një transformim është Durrësi. Pushti lokal ka qenë problematik i zgjedhur disa herë, ka pasur problem të mëdha, Nga ana urbanistike është dëmtuar rëndë. Ka pasur problem me krimin, vjedhjen e votave dhe kjo duhej të reflektohej tek votat. Po t’i heqësh tërmetin Durrësit, është qyteti që ka qëndrim më negativ për qeverinë se çdo qytet tjetër. Tërmeti është faktor përcaktues për Durrësin”, deklaroi analisti.
Lexoni gjithashtu:
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës