Mbahet gjyqi ndaj Belerit, Dule nga GJKKO: Po i ndalohet betimi në mënyrë arbitrare
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korruspionit mbahet këtë të enjte seanca e parë e gjyqit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Bleri.
Në një prononcim për media nga ambientet e jashtme të gjykatës, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, tha se nuk ka asnjë arsye pse Beleri të mbahet i paraburgosur dhe të mos lejohet të bëjë betimin.
Dule theksoi se Beleri është mbajtur në mënyrë arbitrare i burgosur me urdhër politik për të ndaluar betimin e tij si kryebashkiak, që është dhe vullneti i popullit të Himarës.
“Drejtësia duhet që pataten e nxehtë, duke kopjuar termin e përdorur dje nga kryeministri, që vetë kryeministri e krijoi dhe ia la në derë drejtësisë. Prej drejtësisë kërkohet që ta trajtojë me frymën e ligjit, me gërmën e ligjit, të praktikave të njohura botërisht. Nuk ka asnjë arsye që z. Beleri të qëndrojë qoftë edhe një sekond më tepër i paraburgosur, ashtu siç nuk ka patur asnjë arsye që të ndalohet dhe të mbahet prej katër muajsh në mënyrë arbitrare”
Gjithashtu Dule solli në vëmendje dhe rastet e të zgjedhurve të tjerë publikë të cilët janë lejuar të bëjnë betimin nga qelia për postin e fituar me votë.
“Ndalohet të kryej betimin si kryebashkiak i zgjedhur. Në shkelje të precedenteve të krijuara gjatë viteve të shkuara në vendin tonë. Mjafton të përmend rastin e një deputeti të zgjedhur i cili ishte i paraburgosur dhe u lejua të kryej jo vetëm betimin për të qënë deputet, por edhe të vazhdojë normalisht aktivitetin e tij parlamentar. Gjithashtu një ish- koleg, deputet, i cili pasi u hoq mandati ishte i paraburgosur, vazhdonte të ushtronte të drejtat e tij si parlamentar me prani fizike në sallën e parlamentit. Çfarë ka ndryshuar në legjislacionin dhe në praktikat tona juridike që zotit Beleri po i shkelet kjo e drejtë elementare? Është pyetja që kërkon përgjigje të menjëhershmë”, tha Dule.
LEXONI GJITHASHTU:
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 21:51 “Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 21:40 Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj