Mbahet në Tiranë ceremonia e Ditës Kombëtare të Greqisë

24 Mars 2023 | 10:50

Në një atmosferë festive dhe me praninë e përfaqësuesve më të lartë të politikës shqiptare, liderëve fetarë dhe trupit diplomatik në Tiranë, është festuar në ambasadën e Greqisë 202 vjetori i Ditës Kombëtare të vendit fqinj.

Në fjalën përshëndetëse ambasadorja greke, Kostantina Kamitsi deklaroi se Athina zyrtare do të vijojë mbështetjen për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, duke e cilësuar atë si një garanci për zhvillimin e rajonit, por edhe sigurinë e BE-së.

“Që nga viti 2003 i samitit të Bashkimit Europian në Selanik ne kemi demonstruar mbështetjen tonë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit europian. Të njëjtën gjë ne vazhdojmë ta bëjmë edhe sot. Duke marrë parasysh luftën në Ukrainë dhe pasojave që ajo ka sjellë, integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian sa më shpejt, nuk është i rëndësishëm vetëm për vendet e rajonit, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e Europës”, tha ambasadorja greke në Shqipëri.

Ambasadorja Kamitsi u shpreh se minoriteti grek në Shqipëri dhe shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj, janë garanci e raporteve miqësore mes dy vendeve.

“Greqia dhe Shqipëria ndajnë një rrugë politike të përbashkët për të forcuar me tej marrëdhëniet dypalëshe, zgjerojnë bashkëpunimin dhe të zgjidhin çështjet e mbartura. Minoriteti etnik grek në Shqipëri dhe numri i madh i komunitetit shqiptar në Greqi, janë ura lidhës te një raporti vëllazëror mes dy vendeve”, tha ajo.

Sipas saj raporti i ngushtë mes Shqipërisë dhe Greqisë është dalluar në kohërat më të vështira.

“Treguesi i marrëdhënieve të ngushta e të sinqerta është provuar nga të dyja palët në momentet më të vështira për të dyja vendet, siç ishte për Shqipërinë situata pas tërmetit në 2019, pandemia, dhe së fundmi tragjedia e përpjesës së trenave në Greqi”, përfundoi ambasadorja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë. Marshim në rrugët e Tiranës

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë mbajtën fjalimet e...
20:02 | 17/07/2026