Mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare mbi Artin dhe Edukimin
Universiteti i Arteve në Tiranë organizoi për të parën herë Konferencën Ndërkombëtare mbi Artin dhe Edukimin, një ngjarje akademike e rëndësishme që synon të krijojë ura bashkëpunimi mes studiuesve, artistëve dhe pedagogëve nga Shqipëria dhe vende të tjera të Evropës.
Mbi 100 pjesëmarrës nga fusha të ndryshme të arteve duke përfshirë muzikën, artet pamore dhe artet skenike, ishin pjesë e këtij aktiviteti.
“Në këtë konferencë përfaqësohen shqiptarë të Shqipërisë, nga Maqedonia e Veriut, nga Londra, Zvicra, Austria, kemi një përfaqësim shumë të gjerë. Jam i bindur se me këto njerëz në konferencët e tjera do shkojë akoma në mirë”, tha Rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli.
Ndërveprimin ndërdisiplinor, inovacioni artistik dhe sfidat bashkëkohore në fushën e artit dhe edukimit artistik, ishin në fokus të punimeve në këtë konferencë të parë.
Panele diskutimi, prezantime artistike, si dhe aktivitete kulturore që promovojnë shkëmbimin ndërkombëtar dhe promovimin e krijimtarisë akademike u prezantuan në mbrëmjen e të mërkurës.
Kjo konferencë përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e Universitetit të Arteve dhe në thellimin e dialogut ndërkulturor përmes artit dhe kërkimit shkencor.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit