Mungesa e krahut të punës, fermerët: Qershitë në Petresh po kalben në pemë

12 Qershor 2025 | 18:20

Rreth 40 kilometra larg Tiranës dhe fare pranë Elbasanit, në fshatin Petresh, qershitë po kalben në pemë.

Dikur, ky fshat përgjatë rrugës së vjetër Elbasan–Tiranë ishte stacion i rëndësishëm për udhëtarët dhe burim i të ardhurave për banorët. Sot, pemët janë të mbushura me fruta, por nuk ka kush t’i vjelë.

Mungesa e fuqisë punëtore ka lënë gjithçka pas dore. Në Tiranë, qershia shitet deri në 4 mijë lekë për kilogram, ndërsa në Elbasan çmimi është vetëm 250 lekë. Megjithatë, këto çmime nuk e bëjnë vjeljen të leverdishme për banorët.

“Nuk ka kush të mbledhë, jemi pleq. Nuk hipim dot lart, unë kam hernie diskale. Nuk ka kush t’i vjelë, tregu është larg dhe shpenzimet janë të mëdha. Makina nuk kemi. Sa kushton një puntor? Ka shkuar deri në 40 mijë lekë në ditë. Vjet mora puntor dhe dola me humbje, sepse më shumë se dy arka në ditë nuk mbushi”, tha fermeri Bajram Kasa .

Mungesa e të rinjve ka lënë fshatin të zbrazët. Ata që kanë mbetur nuk e përballojnë dot më as vjeljen, as tregtimin. Dikur kjo zonë prodhonte qindra kuital qershi.

“Qershitë janë pa vjel sepse kush do t’i vjelë? Fëmijët janë larg, me hallet e tyre. Nuk ka asnjë këtu që mund t’i mbledhë. Disa kanë punët e tyre dhe nuk kanë mundësi. Më vjen shumë keq që qershitë kalben, aq sa nuk më zë as gjumi i natës”, u shpreh Kadrie Kasa, fermere.

“Është fatkeqësi jo vetëm për fshatin, por për gjithë vendin. Është gjynah që vendi të rrijë pa punëtorë, nuk qan asnjë fëmijë në fshat. Dikur ishte vend plot jetë, tani i sheh shtëpitë, aty janë vetëm dy vetë”, shtoi fermeri Kasa.

Vetëm disa kilometra larg kryeqytetit, fshati Petresh po shpopullohet, pasi të rinjtë nuk janë të interesuar për të mbajtur gjallë sektorë si bujqësia dhe blegtoria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026