Mbajtja e Kuvendit Kombëtar të PD-së, Pampuri: Nuk ka rëndësi data, por bashkimi

16 Nëntor 2021 | 08:11

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së Orjola Pampuri deklaroi për Euronews Albania se nuk është rëndësishme data se kur do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-së, por e rëndësishme është që Kuvendi të jetë bashkues.

“U vendos që të mbahet në 18 dhjetor. Data besoj që ka shumë pak rëndësi. Ka një vendim që duhet të merret një muaj para se të thirret Kuvendi.  Kjo u vendos me një votim ku votoi shumica në Kryesinë e PD-së. Uroj që ky Kuvend të jetë bashkues. Ky bashkim i shërben shqiptarëve, të ardhmes së vendit”, u shpreh deputetja.

Ajo nënvizoi se edhe pala tjetër (Berisha) do ta kuptojë që nuk është e rëndësishme data, por duhet të merren masa për të larguar kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama përçarje do. Ka çuar në maksimum nivelin e korrupsionit, abuzime në çdo sektor dhe të gjithë këtë terren e ka shumë komod në momentin që shikon një opozitë që ka një debat të brendshëm”, tha znj. Pampuri.

Ajo nënvizoi se nuk të çon në përçarje zgjedhja me parimin një anëtar një votë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022