Mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari

2 Korrik 2024 | 10:07

Një 30-vjeçar në Bulqizë është arrestuar pasi në banesë i gjetën një armë zjarri si dhe lëndë narkotike.

Në banesën e tij policia gjeti një armë zjarri pistoletë, 24 copë fishek, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Si rezultat i administrimit të informacioneve të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin R.Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Sopot, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të banesës së 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 24 copë fishek, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale”,-.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026