Mbante armë zjarri pa leje, pranga 43-vjeçarit dhe 2 të tjerve për moskallëzim krimi

17 Prill 2025 | 10:39

Policia e Durrësit ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në lagjen nr. 11, Durrës, u arrestua në flagrancë 43-vjeçari Dritan Agasi i cili mbante një armë zjarri pistoletë pa leje.

Gjatë kontrollit, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë pistoletë me një krehër dhe fishekë, të cilat u morën si prova materiale.

Gjithashtu, u arrestuan dhe dy persona të tjerë, Artur Karamuça, 47 vjeç dhe Florenc Berberi, 43 vjeç të dy banues në Durrës. Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për veprimtarinë kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026