Kilian Mbape do të jetë lojtar i Paris Saint Germain edhe për 3 vite të tjera. Francezi ka nëshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë në Paris deri në vitin 2025.
Mbape u shpreh i lumtur që do të vijojë karrierën e tij në Paris dhe ka besim se skuadra mund të konkurojë në nivelet më të larta.
“Doja të njoftoja se kam zgjedhur të vazhdoj kontratën time me PSG dhe sigurisht jam shumë i lumtur. Jam i bindur se këtu mund të vazhdoj të rritem brenda një klubi që i jep vetes të gjitha mjetet për të performuar në nivelet më të larta”, tha 23-vjeçari në një deklaratë të klubit.
Kontrata e tij skadonte në 30 qershor të këtij viti dhe përflitej se mund të kalonte te Real Madrid, por vendosi të qëndrojë në Paris.
Kylian Mbappé extends his contract until 2025
🔴🔵 #KylianCestParis https://t.co/x65CgD5hpO
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 21, 2022
LEXONI GJITHASHTU
- FIFA duhet të japë $440 mln për punëtorët në Katar, thotë Amnesty Internacional
- Çelsi mund t’i bashkohet garës për transferimin e Levandovskit