Mbappe dyshohet për përdhunimin e një gruaje, Real Madrid mban mbledhje urgjente

15 Tetor 2024 | 16:30

Problemet për Kylian Mbappe duket se po shtohen, pasi sulmuesi francez është vënë nën hetim për akuzën e përdhunimit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 10 tetor në Suedi, dhe denoncimi është bërë nga një grua atje. Futbollisti, i cili iu bashkua Real Madridit këtë verë, ishte për një vizitë në Stokholm, ku ka takuar personin në fjalë. Media suedeze Aftonbladet, e njohur si gazeta e mbrëmjes, ka publikuar artikullin lidhur me këtë ngjarje që përfshin një nga emrat më të rëndësishëm në botën e sportit.

Ngjarja ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, ndërsa reagimi i Mbappe nuk vonoi, duke e cilësuar lajmin si të rremë. Pak ditë më parë, 25-vjeçari u filmua në rrugët e Suedisë nën shoqërinë e miqve të tij, por nuk është ende e qartë nëse kjo periudhë përkon me ngjarjen e përmendur.

Ekipi i tij e ka mohuar kategorikisht akuzën, duke e quajtur atë të pabazë dhe të papranueshme.

Sipas gazetarit Romain Molina, zyrtarët e Real Madridit zhvilluan një “takim krize” të hënën mbrëma për të adresuar situatën. Mbappe, i cili ka nënshkruar një kontratë fitimprurëse me Real Madridin deri në vitin 2029, ka pasur një nisje të suksesshme me klubin spanjoll, duke shënuar shtatë gola dhe dhënë një asist në 11 ndeshjet e para.

Gjithashtu, kujtohet se Mbappe është përfshirë në një proces gjyqësor kundër ish-klubit të tij, Paris Saint-Germain (PSG), në lidhje me bonuse të papaguara që ai pretendon se i takojnë sipas kontratës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026