Mbarëvajtja e procesit zgjedhor: Celibashi takim me Dumanin, Çelën dhe Prodën

5 Maj 2025 | 15:30

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi këtë të hënë një takim katërpalësh me krerët e agjencive ligjzatuese në vend, në kuadër të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të 11 majit.

Në takimi ishin të pranishëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani.

Fokusi i diskutimeve ishte në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për ecurinë e deritanishme të veprimeve ligjore të institucioneve të përfshira në procesin zgjedhor.

Gjatë takimit, Drejtori i Policisë theksoi angazhimin e Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë procesit zgjedhor, duke mbajtur një qëndrim të baraslarguar nga çdo subjekt politik dhe duke u fokusuar në zbatimin e ligjit.

Ai gjithashtu informoi krerët e institucioneve për veprimet ligjore të ndërmarra nga Policia në terren, veçanërisht në luftën kundër krimeve elektorale dhe masat parandaluese për të shmangur konflikte të mundshme.

“Kam kërkuar nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit rritje të vigjilencës, kujdes të shtuar në postimet e tyre në rrjetet sociale dhe qendrim larg çdo nuance politike. Shërbimet e Policisë janë duke punuar 24/7 në luftë kundër paligjshmërive, si dhe për të garantuar një ambient sa më të sigurtë për qytetarët”, tha Proda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026