Mbërrijnë në Shqipëri mbi 40 mijë doza vaksine “AstraZeneca”

17 Prill 2021 | 19:59

Kanë mbërritur pasditen e kësaj të shtune në Shqipëri 40,800 doza të tjera vaksinash “AstraZeneca” përmes instrumentit “Covax”.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëron po ashtu se gjatë ditëve të ardhshme priten të vijnë mbi 250 mijë doza të tjera.

“Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për ta rritur më tej ritmin e lartë të vaksinimit dhe për të përqafuar jetën, diellin e detin, në sezonin e ri turistik”, shkruan  Rama në “Facebook”.

Të pranishëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” për të pritur vaksinat ishin dy ministrat e qeverisë Rama, Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj.

Ata theksuan se objektivi është që brenda muajit maj numri i të vaksinuarve në Shqipëri të ketë shkuar në 500 mijë persona.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë tre persona, ndërsa 149 të tjerë janë konfirmuar pozitivë.

Lexoni gjithashtu: 

Tre viktima dhe 149 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026