Mbërrin në gjykatën e Fierit autori i vrasjes së 23-vjeçares në shtëpinë e prindërve

15 Shtator 2022 | 16:04

Më 10 shtator të një viti më parë 23-vjeçarja, Sabrina Benga ishte në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit, kur ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj tashmë i arrestuar e vrau me armë zjarri.

Ai mbërriti të enjten në gjykatën e Fierit, me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forca të shumta policore.

Autori i kësaj ngjarje ka ardhur orë më parë në gjykatë, për të shmangur edhe ndonjë konflikt të mundshëm me familjarët, e mbledhur në dyert e gjykatës.

Pas dy seancave joefektive, trupi gjykues shqyrton këtë 15 shtator në themel vrasjen e Sabrinës. Kujtojmë se seanca e parë nuk u zhvillua për shkak të mungesës së paraqitjes së të pandehurit ndërsa e dyta pas bojkotit të avokatëve.

Në gjykatën e Fierit ka mbërritur avokati i familjes së Sabrinës i shoqëruar nga familjaret e saj i cili për median është shprehur se burgimi i përjetshëm është i vetmi dënim për autorin e kësaj ngjarjeje.

Edhe pse kundër dënimit me vdekje Vishaj është shprehur se të gjitha provat e dënojnë maksimalisht Elton Metajn.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026