Mbetje helmuese nga Shqipëria në Itali, sekuestrohen 58 tonë

20 Shkurt 2025 | 15:33

Mbi 58 tonë mbetje helmuese janë sekuestruar në portin e Ankonës. Ato ishin gjeneruar nga aktiviteti i dy kompanive italiane me qendër në Lombardi dhe po importoheshin ilegalisht nga Shqipëria. Përfaqësuesit ligjorë të kompanive të përfshira janë denoncuar për krime të rënda mjedisore.

Sekuestrimi i tyre u bë pasi u zbulua se kishte mospërputhje në dokumentacionin që lejonte kalimin.

Mbetjet kanë përmbajtje alumini dhe një përqendrim të lartë të metaleve të tjerë helmues, si zinku, plumbi dhe bakri.

Ato janë të rrezikshme nëse bien në kontakt me mjedisin ujor dhe mund të dëmtojnë rëndë ekosistemin nëse hidhen apo asgjësohen në mënyrë të pakontrolluar.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria përfshihet në një skandal të mbetjeve toksike, pasi një hetim vijon të jetë i hapur nga Prokuroria e Durrësit për 102 kontejnerë me mbetje toksike, të nisura nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026