Mbetjet e Kavajës shkojnë në landfillin e Sharrës

16 Korrik 2021 | 16:33

Edhe Kavaja si Durrësi, i la plehrat rrugëve në mes të sezonit turistik në zonat e plazhit, apo mes lagjeve të qytetit, duke krijuar javët e fundit, një krizë sa i takon menaxhimit të mbetjeve.

Problemi i dy bashkive rezulton të jetë i njëjtë. Mungesa e vend-depozitimeve dhe marrëveshja e pa formalizuar mirë me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy” që administron landfillin e Sharrës, për shkak të mungesës së fondeve.

E pyetur për situatën e rëndë të krijuar me plehrat, Bashkia deklaron se mes saj dhe landfillit të Sharrës në datën 15.06.2021, është nënshkruar një marrëveshje për depozitimin e mbetjeve, e cila nuk ka gjetur zbatim për shkak të pengesës së ardhur nga shoqëria koncesionare.

“Bashkia Kavajë ka hasur shumë vështirësi për pastrimin e qytetit, sidomos këto ditët e fundit, sepse Shoqëria “Integrated Energy”, nuk i ka lejuar firmat e pastrimit të depozitojnë mbetjet urbane në Zonën e trajtimit të Mbetjeve në Landfillin e Sharrës. Aktualisht në territorin e Bashkisë Kavajë nuk ka asnjë vend-depozitimi të miratuar për depozitimin apo trajtimin e mbetjeve”.

Mirëpo shoqëria që administron landfillin e Sharrës e ka hedhur poshtë deklaratën, duke  bërë përgjegjëse për mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale, Bashkinë e Kavajës.

“Nga ana e saj Bashkia Kavajë nuk plotësoi dokumentacionin e kërkuar dhe e mbajti atë  peng, duke refuzuar të deklarojë sasinë e saktë të mbetjeve që gjeneron kjo bashki në ditë. Nga ana tjetër këto deklarime janë të nevojshme për ecurinë e marrëdhënies kontraktuale ndërmjet palëve”, theksojnë nga kompania.

Dy ditë më parë, pas finalizimit të procedurës, ku ndërmjet palëve është nënshkruar një amendim në dy nene të kësaj kontrate, ka nisur dhe depozitimi i mbetjeve të territorit të Bashkisë Kavajë pranë Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Sharrë.

Por teksa Durrësi, duket se mori zgjidhje, Kavaja ende jo. Pikërisht dje, në datën e fundit të lënë si afat për zgjidhjen e problemit sa i takon depozitimit të plehrave të bashkisë Durrës, nga shoqëria Integreted Energy, qeveria nxori vendimin për “Mbështetjen financiare për menaxhimin e mbetjeve në bashkitë e qarkut të Durrësit”.

Ndërkohë Bashkia Kavajë është pjesë e qarkut të Tiranës, për të cilin nuk ka ende një informacion mbi miratimin e fondit të kërkuar nga ana e saj, pranë Ministrisë së Financave, çka e lë sërish me pikëpyetje përmbushjen e kontratës mes Bashkisë Kavajë dhe shoqërisë Integrated Energy, për depozitimin e mbetjeve në Sharrë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026