Mbetjet e trupit të njeriut të groposura në Sarandë, vjen reagimi i Policisë
Mbrëmjen e djeshme në fshatin Xarrë në Sarandë, janë gjetur mbetje kockore të një njeriu, të cilat ishin të groposura.
Ditën e sotme, lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe Policia, sipas të cilës, mbetjet kockore ishin në proces dekompozimi.
Gjithashtu bëhet me dije se mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
LEXONI GJITHASHTU:
Meta reagon në gjykatë për operacionet e SPAK, pyet Blushin: Sa ka shkuar euro pas këtyre sekuestrimeve?
Kontrolle në vijën bregdetare të Vlorës, autoritetet lirojnë plazhet publike për pushuesit
Humb jetën në Spitalin e Traumës 53-vjeçari i plagosur në aksidentin e Librazhdit
- 10:49 Hegseth: SHBA nis rishikimin e pranisë ushtarake në Evropë
- 10:46 Meta reagon në gjykatë për operacionet e SPAK, pyet Blushin: Sa ka shkuar euro pas këtyre sekuestrimeve?
- 10:32 Kontrolle në vijën bregdetare të Vlorës, autoritetet lirojnë plazhet publike për pushuesit
- 10:21 Humb jetën në Spitalin e Traumës 53-vjeçari i plagosur në aksidentin e Librazhdit
- 10:15 Këmbimi valutor 18 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 10:14 Seanca plenare në Kuvend, deputetët e PD shkojnë me pankarta në duar (VIDEO)