Hegseth: SHBA nis rishikimin e pranisë ushtarake në Evropë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
18 Qershor 2026 | 10:49

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një shqyrtim gjithëpërfshirës të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, me synimin për të lehtësuar kalimin drejt një modeli ku vendet evropiane mbajnë përgjegjësinë kryesore për sigurinë e kontinentit.

Lajmi u bë i ditur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Ai deklaroi se procesi, i quajtur “Rishikimi i NATO-s 3.0”, do të zgjasë deri në gjashtë muaj dhe do të analizojë pozicionimin e forcave amerikane dhe bazat ushtarake në të gjithë Evropën.

Sipas Hegseth, rishikimi do të përfshijë kontributet e Komandës Evropiane të SHBA-së, Kongresit amerikan dhe aleatëve ndërkombëtarë, me qëllim forcimin e rolit të vendeve evropiane në mbrojtjen e tyre konvencionale.

Ai theksoi se nisma synon ta bëjë NATO-n një aleancë më të balancuar, ku Evropa të marrë një rol drejtues në garantimin e sigurisë së saj, ndërsa SHBA të ruajë gatishmërinë për të përballuar sfidat globale.

“Po i dyfishojmë përpjekjet tona për ta bërë NATO-n atë që gjithmonë është dashur të jetë, një aleancë e ekuilibruar me Evropën në krye për mbrojtjen e saj”, deklaroi Hegseth.

Duke nënvizuar rëndësinë e procesit, shefi i Pentagonit tha se bëhet fjalë për një vlerësim të mirëfilltë të pranisë ushtarake amerikane në rajon, i cili do të ndikojë në planifikimin e ardhshëm strategjik të Uashingtonit.

“Mos u gaboni, ky do të jetë një vlerësim i vërtetë”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Rama pritet nga Macron në Paris. Kryeministri poston pamjet nga takimi

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka mbërritur në Paris në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës. Rama theksoi se...
18:19 | 13/07/2026

Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi në Kuvend se qeveria është e gatshme të financojë me mbi 50 milionë euro zbatimin e votimit elektronik...
12:55 | 13/07/2026

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, lidhur...
11:31 | 13/07/2026