“Mbi 1 vit të ndarë, por jetonin bashkë”- Gazetarja: Si u vra shqiptarja nga burri
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali ku 35-vjeçarja me origjinë shqiptare Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb nga bashkëshorti i saj.
Për të folur për këtë ngjarje tronditëse ishte e ftuar në një intervistë për Euroneës Albania gazetarja Alba Kepi, e cila zbuloi disa detaje të reja.
Ajo tha se çifti përveçse kishin probleme dhe grindje të vazhdueshme, ata edhe ishinndarë para një viti, por vazhdonin të jetonin bashkë.
“Dyshohet se vrasësi është bashkëshorti, pasi ai është zhdukur edhe pse po kërkohet. Ai kërkohet në të gjithë territorin e Toskanës dhe në të gjithë Italinë. Shkak për këtë krim mendohet të jetë xhelozia, grindjet që ky çift kishte prej kohësh. Fakti është se ata kishin mbi një vit që ishin ndarë, por vazhdonin të jetonin në të njëjtën banesë, herë bashkëshorti vinte dhe herë nuk vinte në shtëpi, por asnjëherë nuk e kishte pranuar kërkesën e Klodianës për t’u ndarë”,-tha gazetarja.
Ajo shtoi se Kodiana është gruaja e psetë që është vrarë në Itali nga një i afërm pasi edhe në raste të tjera ato janë vrarë o bashkëshorti, o nga vëllai, o nga babai.
“thuhet se grindja ka nisur fillimisht në banesë, por për t’u ndier e sigurt ajo ka zbritur në rrugë dhe aty ka ndodhur gjithçka. Dëshmitarët e parë tregojnë se është një ekzekutim i menjëhershëm pasi plumbi e ka marrë menjëherë në fyt dhe pse janë përpjekur ta ndihmojnë nuk ia kanë dalë dot”,-tha gazetarja Alba Kepi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve