Mbi 100 fëmijë në ditë në spital, virozat e stinës mbushin pediatrinë e Durrësit

20 Dhjetor 2022 | 17:43

Luhatjet e temperaturave kanë shtuar fluksin e fëmijëve që paraqiten me virozat e stinës në pediatrinë e spitalit Rajonal të Durrësit. Në urgjencën pediatrike çdo ditë regjistrohen të paktën 100 raste.

Me diarre, të vjella, temperaturë të lartë e imunitet të ulët fëmijët i drejtohen spitalit, nga ku mjeku pediatër Fatmir Shahini, konfirmon situatën e rënduar.

“Nga urgjenca raportohen përditë deri në 140 fëmijë të vizituar. Kryesisht 18 deri në 25 fëmijë mbahen me kartela ditore”, thotë mjeku.

Këshilla kryesore që jep për prindërit ai është të tregojnë kujdes dhe të mos neglizhojnë vizitat tek mjeku i familjes.

“Ende është problemi i vjetër që anashkalojnë mjekun e familjes. Nuk shkojnë tek ai, por vijnë me vrap te urgjenca dhe fëmijët ia transmetojnë virozat njëri-tjetrit”, apelon mjeku pediatër.

Për të parandaluar prekjen nga viroza mjeku këshillon gjithashtu që prindërit të tregohen të kujdesshëm në ambientet që frekuentojnë me fëmijët, si dhe të përdorin sa më shumë lëngje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026