Temperaturë e lartë, dhimbje grykësh e rrufë, fluks nga virozat e stinës në spitale

2 Tetor 2022 | 16:25

Me ndryshimin e temperaturave, numri i pacientëve që i drejtohen Qendrave Shëndetësore dhe urgjencës pediatrike është rritur.

“Numri i vizitave ka ardhur në rritje. Mund të shkojë deri 35 apo edhe 40 vizita në ditë’, thotë Sonila Brati, mjeke pediatre.

Virozat tipike të kësaj stine janë infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe temperaturë e lartë tek fëmijët.

“Temperatura shumë të larta tek fëmijët, që shkon 39-40 gradë dhe pa asnjë lloj simptomatike tjetër, që në fakt shkojnë ditë të zgjatura. Janë infeksione të rrugëve të sipërme respiratore, që janë më të shpeshta dhe kanë qenë thuajse gjithë periudhën e verës. Ka një rikthim të konjuktiviteve, apo siç njihet ndryshe si gripi i syrit që është bërë më evident ditët e fundit”, tregon mjekja.

Prindërit duhet të tregohen më të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe.

“Kujdesi i vetëm duhet të jetë për temperaturën e lartë. Duhet të tregojnë kujdes për sa i përket grumbullimeve nëpër ambiente të mbyllura. Ushqyerja që rekomandojmë ne janë gjërat e bëra në shtëpi, jo të blera jashtë; frutat, zarzavatet, dhënia e sa më tepër lëngjeve”, këshillon mjekja.

Kujdes duhet treguar edhe sa i përket veshjes, për shkak se temperaturat luhaten në mënyrë të vazhdueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026