Mbi 1500 simpatizantë të PD në Korçë pritet t’i bashkohen protestës së opozitës

11 Shkurt 2023 | 08:43

Rreth 1560 simpatizantë të Partisë Demokratike do i bashkohen sot protestës së thirrur nga Sali Berisha.

Nisjet janë bërë prej orës 6:00 të mëngjesit të sotëm ndërsa organizimi ka qenë diskret për shkak të frikës ndaj policisë për ndalim të mjeteve apo masave administrative.

Sipas informacioneve nisja është bërë në pjesën më të madhe me mjete private, ndërsa ka pasur edhe një numër të vogël autobusësh drejt Tiranës.

Përkatësisht, nga Korça nisen 400 demokratë, nga Maliqi dhe Devolli po 400 demokratë, nga Pogradeci 300 demokratë dhe Kolonja 60 demokratë.

Nga komunikimi me drejtuesit e degëve është kërkuar që detajet e nisjes të mbahen të fshehta për të mos pasur probleme.

Protesta e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha pritet të nisë rreth orës 12:00.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat

Në ditën e tretë, riaktivizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshihet pylli me pisha Zjarri mes fshatit Lekas dhe Voskopojës është riaktivizuar në ditën e...
10:23 | 24/07/2026

Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu në një lidhje live jashtë ambienteve të Pallatit të Brigadave ka zbuluar detaje lidhur me mbledhjen e kryeministrit Edi...
10:16 | 24/07/2026

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, eskorta e kryeministrit mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Brigadave ku këtë të premte do të zhvillojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë...
10:04 | 24/07/2026