Mbi 50% e ashensorëve në shkelje të kushteve të sigurisë, vetëm 1200 të regjistruar

28 Shtator 2021 | 18:14

Ashensori është kthyer në një mjet përdorimi të përditshëm për banorët e zonave urbane që jetojnë në pallate. Por sa i sigurt është përdorimi i këtij mjeti të transportit vertikal?

Vetëm në 2020, nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së tregut janë kryer 463 inspektime. Në 233 prej tyre janë konstatuar shkelje të sigurisë në funksionimin e ashensorëve. Praktikisht në gjysmën e ashensorëve të kontrolluar. Kjo shifër do mjaftonte për t’u ndjerë të alarmuar sa herë ndodheni para derës së një ashensori.

Julian Llupo, Drejtori i Drejtorisë së Sigurisë së Produkteve thotë se në shumë raste ka mungesë të plotësimit të standardeve.

“Këto janë makina dhe në kushtet kur prodhuesi është i paidentifikuar dhe mungon linja e importimit, atëherë mund të themi që ky instalim është i rrezikshëm formalisht”, shprehet z. Llupo.

Ashensorët në Shqipëri janë një rrezik që ecën, vetëm se kjo ndodh larg syve tanë, brenda në errësirën e këtij mjeti transporti që shumë e përdorim dhe pak e njohim.

Në vendin tone ka shifra të ndryshme për numrin e ashensorëve dhe kjo tregon edhe informalitetin në këtë fushë. Sipas të dhënave zyrtare numërohen mbi 10 mijë ashensorë të vendosur në ambiente banimi, biznese apo institucione shtetërore e private. Në terren specialistët flasin për 15 mijë të tillë, një pjesë të vendosur nga firma anonime të falimentuara tashmë.

Edhe pse kjo gjë është e rregulluar me ligj pas përpjekjeve të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, por problem janë mijëra ashensorë të pa certifikuar në të gjithë vendin. Deri tani ka vetëm 1200 ashensorë të regjistruar në regjistrat e Inspektoratit, pjesa tjetër ende nuk ka kaluar në këtë filtër.

“Unpublished” ka hulumtuar mbi problematikat e ashensorëve në vendin tonë. Ka me dhjetëra të tillë që duhet të dalin jashtë përdorimit, por vijojnë ende të funksionojnë, deri sa shënojnë të plagosurit ose viktimën e radhës.

Dhe arsyet për këtë janë disa duke nisur nga problem në mirëmbajtje e deri tek shmangia e një procesi të rëndësishëm siç është kolaudimi i ashensorëve.

Shqetësim serioz janë edhe kompanitë e prodhimit të ashensorëve, shumica nga të cilat kanë falimentuar, gjë që vështirëson ose pamundëson gjetjen e pjesëve, kur ky mjet të ketë probleme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit

Për të tretën herë radhazi, Barometri në Euronews, Datacentrum dhe kompania MRB kanë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve. Ky parashikim edhe këtë herë ka qenë në...
20:07 | 19/05/2023

Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished

Sipas INSTAT, në Shqipëri, në vitin 2021 llogaritej se kishte 2 milionë e 362 mijë individë në moshë për punë. Të punësuar prej tyre ishin...
13:47 | 11/06/2022

Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk ka...
20:47 | 27/05/2022