English

Mbi 6 orë në SPAK, ish-ministri Beqaj po pyetet në cilësinë e deklaruesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur kanë kaluar mbi 6 orë nga mbërritja e tij në zyrat e Strukturës së Posaçme, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj vijon ende të merret në pyetje në lidhje me hetimet për tenderin e sterilizimit.

- Advertisement -

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se Beqaj po pyetet në dijeninë e një prej prokurorëve të çështjes që po heton dosjen, Edvin Kondili, por dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të BKH.

Deri në këto momente, ish-ministri është marrë në pyetje në cilësinë e deklaruesit, për sa kohë ka dijeni në lidhje me procedurën e dhënies me koncesion të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Kjo dosje po hetohet prej disa muajsh nga Struktura e Posaçme.

Historiku i koncesionit në shëndetësi dhe dyshimet për korrupsion

Në vitin 2015 qeveria vendosi që shërbimi i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale të mos ofrohej nga vetë spitalet, por të kalohej me koncension. Kështu me datë 10 dhjetor 2015, Ministria e Shëndetësisë, ka lidhur një kontratë koncesionare 10-vjecare me kompaninë “Sani Service”.

Kontrata ishte planifikuar të zgjaste për një periudhë 10-vjeçare, me një vlerë fillestare të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh.

Por, në vitin 2018, shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga partneriteti publik-privat ishin 2 miliardë lekë, ose 28.3 për qind më shumë se plani prej 1 miliard e 560 milionë lekësh, që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.

Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune në datë 25 shkurt 2019 me mjekë specialistë për rishikimin e seteve kirurgjikale.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?