Mbi 700 raste të lisë së majmunëve në 27 vende, sipas OBSH-së
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës, deri të dielën.
Shifrat e fundit nuk përfshijnë infektimet në vendet afrikane ku virusi konsiderohet endemik.
Zyrtarët e OBSH-së paralajmëruan se rreziku i shëndetit publik “mund të bëhet i lartë nëse ky virus shfrytëzon mundësinë për t’u vendosur në vendet jo-endemike si një patogjen i përhapur njerëzor”.
Lija e majmunëve konsiderohet një sëmundje më pak e rëndë në krahasim me linë, e cila u zhduk në vitin 1980.
Ky infeksion transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik.
Simptomat zakonisht zhduken brenda disa javësh, por herë pas here mund të çojnë në komplikime dhe vdekje në raste shumë të rralla.
Askush nuk ka vdekur në mesin e 780 rasteve të raportuara.
Në Kosovë deri më tani ka vetëm dyshime për një rast të lisë së majmunëve, rast ky që është dërguar për testim jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
Sulm me armë në Kanada, vritet një polic dhe një nga autorët, mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë (VIDEO)
Rishfaqen tensionet SHBA-Kinë, Pekini sanksionon 10 kompani ushtarake amerikane
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë