Mbi 76 mijë llogari bankare të huaja në Shqipëri, rritet ndjeshëm numri

20 Mars 2026 | 14:48

Numri i llogarive bankare që kanë hapur qytetarët dhe bizneset e huaja në Shqipëri arriti mbi 76 mijë në fund të vitit 2025. Pjesa më e madhe e tyre u përket individëve dhe janë të lidhura me interesin për të punuar ose investuar në vendin tonë.

Numri i llogarive bankare të huaja në Shqipëri vazhdoi të rritet gjatë vitit 2025, duke arritur nivelin më të lartë historik.

Sipas Banka e Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, individët dhe kompanitë jorezidente zotëronin 76,280 llogari bankare në sektorin bankar shqiptar. Krahasuar me vitin 2024, rritja është 6%.

Sipas ndarjes së llogarive, shumica dërrmuese e jorezidentëve që përdorin bankat shqiptare janë individë. Në vitin 2025, rreth 73,700 u përkasin individëve, ndërsa vetëm 2,580 janë në emër të kompanive. Kjo do të thotë se rreth 97% e llogarive dominohen nga individë.

Ecuria ndër vite tregon një zgjerim të qëndrueshëm të këtij treguesi, veçanërisht pas vitit 2019, por pavarësisht zgjerimit, pjesa e tyre në sistemin bankar total mbetet e ulët. Në vitin 2025, ato përbënin rreth 1.8% të llogarive totale, pak më pak se një vit më parë, për shkak të zgjerimit më të shpejtë të llogarive të rezidentëve.

Zgjerimi i llogarive jorezidente lidhet kryesisht me praninë e emigrantëve shqiptarë që mbajnë kursimet e tyre në bankat lokale, por edhe me interesin në rritje të qytetarëve të huaj për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në pasuri të paluajtshme.

Të dhënat sugjerojnë një thellim gradual të lidhjeve financiare të jorezidentëve me sektorin bankar shqiptar, megjithëse pesha e tyre në sistemin total mbetet relativisht e kufizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026