“Mbi 8 mld dollarë ndihmë për Ukrainën”, kryeministri norvegjez njofton panin

25 Gusht 2025 | 13:37

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store ka njoftuar planet për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake dhe civile me vlerë 85 miliardë krona norvegjeze (rreth 8.4 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen e internetit të qeverisë norvegjeze.

Deklarata vëren se vendimi duhet të miratohet ende nga parlamenti. “Qeveria synon të ruajë mbështetjen e jashtëzakonshme të Norvegjisë për Ukrainën vitin e ardhshëm dhe po propozon një ndarje prej gjithsej 85 miliardë koronësh norvegjezë në mbështetje ushtarake dhe civile”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Gati 5 miliardë dollarë nga totali pritet të shkojnë për ndihmë ushtarake, konkretisht për “prokurime nga industria e mbrojtjes ukrainase”. Që nga viti 2023, Oslo i ka ofruar tashmë Ukrainës ndihmë në vlerë prej 190 miliardë koronash (rreth 19 miliardë dollarë) përmes programit Nansen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi të hënën Papua Guinenë e Re, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Sipas...
12:12 | 13/07/2026

Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat

Irani deklaroi se nuk do t’i përmbahet më memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni nuk respekton angazhimet e tij për...
10:05 | 13/07/2026

Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!

Izraeli do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, data e fundit e parashikuar nga ligji, në një proces që shihet gjerësisht si një test...
09:59 | 13/07/2026