Ç’dihet nga përplasja Francë-SHBA, deklarata e ambasadorit amerikan zemëron Parisin
Qeveria në Francë ka thirrur për sqarime ambasadorin amerikan në Paris, Charles Kushner, pasi ai dërgoi një letër ku kritikonte ekzekutivin francez se nuk po bënte mjaftueshëm kundër antisemitizmit.
Diplomati amerikan, një pasanik i pronave të patundshme, djali i të cilit është i martuar me të bijën e presidentit Trump, Ivanka, i bëri komentet e tij publike ditën e diel.
Duke reaguar, Ministria e Jashtme franceze i cilësoi deklaratat e tij “të papranueshme” dhe e thirri për t’u paraqitur këtë të hënë.
Në letrën e Kushner, e cila është parë nga mediat ndërkombëtare, ai i bën thirrje presidentit Macron që të zbatojë ligjet kundër krimeve të urrejtjes me më shumë ashpërsi dhe që të ulë tonet kritike ndaj Izraelit për ofensivën e tij në Gaza.
Kushner tha se deklarata e qeverisë franceze se do të njihte shtetin e Palestinës kanë nxitur incidentet antisemite në Francë.
Ambasadori amerikan theksoi gjithashtu se masat e qeverisë franceze në këtë drejtim ishin të pamjaftueshme.
Por Parisi zyrtar u përgjigj duke deklaruar se është “tërësisht i angazhuar” për të luftuar antisemitizmin.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme replikoi duke thënë se, deklarata të tilla bien ndesh me ligjin ndërkombëtar, pasi diplomatët nuk duhet të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të një vendi tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng