Mbingarkesa dhe siguria vijojnë të mbeten problem, Gjykata e Tiranës përballet me sfida serioze
Situata në Gjykatën e Tiranës lidhur me administrimin e dosjeve dhe ruajtjen e provave materiale paraqitet në kushte alarmante. Ky shqetësim u ngrit nga zëvendëskryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha.
Edhe pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, brenda sallës, problematikat e sigurisë mbeten serioze. Sipas Hoxhës, në të gjitha gjykatat janë të planifikuar vetëm 60 punonjës policie, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të drejtuara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për shtim të forcave të sigurisë.
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Tiranës kritikoi edhe Ilirian Guard, duke theksuar se mbështetja për garantimin e sigurisë së institucionit nuk është në nivelin e duhur. Hoxha u ndal edhe te stoku i madh i dosjeve dhe ngarkesa e lartë e gjyqtarëve, duke theksuar se gjykata po përballet me vonesa të shumta në shqyrtimin e çështjeve.
Sipas Hoxhës, shkaku kryesor i kësaj situate është mungesa e gjyqtarëve, pasi shumica e tyre janë larguar si pasojë e procesit të vettingut, ndërsa ende nuk janë zëvendësuar me gjyqtarë të rinj, çka e bën funksionimin normal të Gjykatës së Tiranës edhe më të vështirë.
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij