Mbledhja e 43 deputeteve, Hasa: Të ndajnë mendjen, janë me PD apo Berishën?
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se 43 deputetët e opozitës që morën pjesë në mbledhjen e përbashkët të së martës duhet të vendosin se kë do të mbështesin.
Sipas tij, momenti që u vendos për realizimin e takimit ishte i papritur.
“Këta njerëz duhet ta ndajnë njëherë e përgjithmonë mendjen, për mendimin tim, që kujt i qëndrojnë? I qëndrojnë disa vlerave për të cilat kanë folur, ia kanë shprehur shqiptarëve, ia kanë shprehur institucioneve të partisë së demokratëve, apo kanë ndryshuar qëndrim, sepse të bësh takime dhe të vazhdosh të lësh në ambiguitet qëndrimet e tuja, duke thënë që unë i bëj dhe unë i qëndroj qëndrimeve që kam pasur kjo gjë duhet ndarë. Te foltorja është Flamur Noka sekretar i përgjithshëm apo është Gazment Bardhi?” – tha Hasa.
LEXONI GJITHASHTU:
- “I them Bashës të rezistojë”, Kokalari: Vula e PD-së i takon atij
- Partia e Lirisë kërkon dorëheqjen e Niko Peleshit: Të sqarohet para drejtësisë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona