Mbledhja për shkarkimin e Veliajt, SPAK: Nuk kemi kërkesë për leje-dalje nga burgu

23 Shtator 2025 | 15:58

Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës ka përcaktuar dhe rendin i ditës për mbledhjen e orës 16:00, ku do të diskutohet shkarkimi i Erion Veliajt me kërkesë të këshilltarëve të PS-së.

Të premten, Veliaj i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Sekretari i Këshillit, Behar Zeneli iu përgjigj se në rast se kryebashkiaku nuk mund të paraqitet fizikisht në mbledhje, mund të dërgojë pretendimet me shkrim.

Veliaj replikoi duke i kujtuar se Sekretari nuk mund të marrë rolin e një organi kolegjial, pasi kompetencat e tij janë vetëm administrative.

Sipas tij, deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për zhvillimin e mbledhjes, shkaqet e shkarkimit apo materialet që e ngarkojnë me përgjegjësi.

SPAK ka sqaruar për Euronews Albania se deri më tani nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga kryebashkiaku i pezulluar Erion Veliaj apo nga drejtoria e burgjeve, për një leje të veçantë që do t’i mundësonte pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës më 23 shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë ku ka ndërruar jetë një 36-vjeçar. Raportohet se ai po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat....
18:34 | 11/07/2026

Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet

Një nga reperët më të njohur në mbarë botën, Kanye West, është pritur nga kryeministri Edi Rama. Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri teksa...
18:34 | 11/07/2026

Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit

Në kulmin e sezonit të verës, urgjencat po përballen me një tjetër pasojë të temperaturave të larta. Pickimet nga insektet po shtojnë numrin e pacientëve...
18:18 | 11/07/2026