Mblidhen mbështetësit e Berishës në selinë blu, pritet konferenca e jashtëzakonshme

21 Tetor 2023 | 21:12

Në selinë blu pritet një konferencë e jashtëzakonshme për media nga Sali Berisha. Mbështetësit e tij janë mbledhur para se ai vetë të mbërrijë për të pritur fjalimin e lajmëruar të orës 21:00.

Këtë të shtunë ndaj Berishës u dha masa “detyrim paraqitje”, ndërkohë që dhëndri i tij u arrestua në Rinas, menjëherë pas kthimit nga Mynihu.

Mbi Malltezin rëndon akuza e pastrimit të produktit të veprës penale, thënë ndryshe ajo e pastrimit të parave.

Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë, aty ku sot ka ndërtesa shumëkatëshe.

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026