Berisha paralajmëron shtrirjen e aksionit që nisi në Kuvend

20 Tetor 2023 | 17:46

Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Sali Berisha bëri paralajmërimin e radhës për protesta dhe reagim jashtë institucional nga opozita.

Për Berishën, ajo që është parë në ditët e fundit në Kuvend me bojkot dhe bllokim të punimeve të seancës, është vetëm fillimi i një vale protestash të opozitës.

“Ne do qëndrojmë në parlament me protestën tonë më të fuqishme. Dhe kjo protestë, ju garantoj se nuk do mbetet vetëm në sallën e parlamentit. Dora dorës, gradualisht ajo do shtrihet në rrugë, në sheshe, në institucionet e tjera të vendit,” – deklaroi Berisha.

Si forma të të protestuarit, kreu i Rithemelimit nuk përjashtoi as grevën e urisë.

“Absolutisht greva e urisë është përmendur, ashtu siç thoni ju. Plotësisht!  Ka gatishmëri të vërtetë dhe është një opsion. Nuk ka diskutim, kjo është betejë. Ne e kemi nisur këtë, kur ai de facto na asgjësoi ne në parlament,” – u shpreh Berisha.

Por nga kjo dalje, Berisha nuk la pa sulmuar sërish Lulzim Bashën.

“E vërteta është se përpjekja dhe sakrifica e tyre e madhe, e veçantë, 90 ditë, ditë e net në bulevard në një çadër, u përdor për pazar në mënyrën më të shëmtuar,” – tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u qëllua për vdekje më 9 korrik në Shkodër. Sipas...
11:07 | 10/07/2026

Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet

SPAK ka përfunduar hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida, ngjarje e regjistruar në vitin 2019 në Lushnje. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjykimin e...
10:52 | 10/07/2026

Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona

Prokuroria e Beratit ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 11 persona, të cilët dyshohen...
10:17 | 10/07/2026