“Berisha-Rama sulm të koordinuar”, zëdhënësja e PD: Ortakët e kullave frikë nga SPAK

20 Tetor 2023 | 13:26

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, ka hedhur akuza duke thënë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i qeverisë Edi Rama janë ortakë dhe së bashku po sulmojnë kreun e PD-së, Luzim Basha.

Në një deklaratë për mediat, Karabina tha se lëvizjet që po bën Berisha kohët e fundit tregon frikën që ka nga SPAK.

“Sali Berisha dhe ortaku i tij në Aleancën e kullave, Edi Rama, paskan vazhduar avazin e sulmeve ndaj PD dhe kryetarit të saj.
Sali, kullën e ke në SPAK, po hetohet pastrimi i parave në të. Lulzim Basha dhe PD e dërguan në SPAK sepse Lulzim Basha nuk është si ti që ditën sulmon e natën merr leje ndërtimi.

Se sa i zhytur je, ta thanë britanikët dhe amerikanët, ata që të vunë vulën e non gratës. Levizjet e tua thjesht tregojnë frikën tënde, atë frikën që ti e di mirë se kush ta shkakton ty dhe ortakut tënd Edi Rama, që bëni sikur ziheni për sy e faqe, por në fund mbroni njëri-tjetrin që të mbani dhe ndani pushtetin dhe pasuritë e vëna përmes pushtetit”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026