Mbrëmja gala ngjyroset zikaltër, kampionët e Italisë dominojnë çmimet

4 Dhjetor 2024 | 15:15

Një mbrëmje festive dhe e ngjyrosur me ngjyrat zikaltër. Mbrëmja gala e futbollit italian për vitin 2024 në Milano ka parë si protagonist absolut Interin, kampionin e Italisë.

Inter-i fitoi titullin e Serie A sezonin e kaluar, kështu që natyrisht dominoi edhe çmimet, duke përfshirë Simone Inzaghi-n si trajnerin e vitit dhe Inter-in si klubin e vitit.

Lautaro Martinez u përzgjodh lojtari më i mirë i sezonit 2023-2024 dhe shumë pak dilema kishte për këtë triumf të tijin. Sulmuesi zikaltër dhe kapiteni udhëhoqi skuadrën drejt një triumfi të jashtëzakonshëm në Serinë A. Edhe Interi si klub u zgjodh më i miri, ndërsa trajneri Simone Inzagi u përzgjodh mbi të tjerët.

Ndërkohë që goli i vitit u zgjodh përmes votimit të tifozëve, ku morën pjesë afro 30 mijë. Atë e fitoi gjithashtu një zikaltër, Markus Turam. Bëhet fjalë për derbin kundër Milanit më 16 shtatorin e vitit 2013, kur e djathta e frikshme u ndal në trekëndësh, ku Menja nuk mund të bënte dot asgjë. Si për çudi edhe talenti më i mirë u zgjodh një interist, por që në fakt nuk nuk luan te zikaltrit për momentin. Bëhet fjalë për Françesko Pio Espositon, sulmuesin e huazuar te Specia në Serinë B.

Formacionet Vitit : Sommer (Inter); Bellanova (Torino/Atalanta), Bastoni (Inter), Calafiori (Bologna/Arsenal), Dimarco (Inter); Barella (Inter), Calhanoglu (Inter), Koopmeiners (Atalanta/Juventus); Zirkzee (Bologna/Manchester United), Lautaro Martinez (Inter), M Thuram (Inter)

Lojtari i Vitit: Lautaro Martinez (Inter)

Trajneri i Vitit: Simone Inzaghi (Inter)

Klubi i Vitit: Inter

Gjyqtari i Vitit: Daniele Orsato

Lojtari i ri i vitit në Serie B: Francesco Pio Esposito (Spezia)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026