U shemb përtokë në ndeshjen kundër Interit, si shfaqet gjendja e futbollistit

2 Dhjetor 2024 | 13:52

Edoardo Bove e ka kaluar rrezikun, tashmë gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, ndërsa vijon të jetë nën trajtim mjekësor.

Mesfushori i Fiorentinës u shemb në tokë në përballjen me Interin, duke humbur vetëdijen, por tani duket se gjithçka ka kaluar dhe futbollisti ka dalë nga intubimi, bën të ditur ekipi vjollë.

Në përballjen ndaj Interit, 22-vjeçari shfaqi shqetësime, me ndeshjen që u ndërpre në minutën e 16’ për të mos rifilluar më.

Mjekët raportojnë se pas ekzaminimeve të kryera nuk raportohet për probleme me zemrën apo goditje në kokë, por futbollisti ka kaluar një krizë momentale. Gjendja e tij është përmirësuar, por sërish do të duhet që për disa ditë të jetë nën survejimin e mjekëve.

Përballja mes Fiorentinës dhe Interit u ndal pikërisht pas këtij episodi, teksa pritet të luhet në ditët në vijim. Lajmi i mirë është se futbollisti e kaloi rrezikun për jetën. Menjëherë pas ngjarjes drejtuesit e klubit, lojtarët dhe politikanë lokalë shkuan në spital për t’i qëndruar pranë Bove.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026