Mbrojtja e Thaçit: Të deklarohet se hetimet për trafikim organesh kanë përfunduar
Avokati i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga trupa gjykuese në Hagë të deklarojë që hetimet për trafikim organesh kanë përfunduar. Këtë fillim jave po mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj 4 ish krerëve të UÇK-së.
Ish Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dalë këtë të hënë përpara Gjykatës Speciale në Hagë në seancën e radhës gjyqësore.
Në nisje të seancës, avokati i ish presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka kërkuar nga trupi gjykues që të deklaronte se hetimet lidhur me çështjen e trafikimit të organeve kanë përfunduar.
Avokati ka përmendur disa artikuj të botuar gjatë ditëve të fundit në media evropiane, ku zyrtarë të qeverisë në Rusi kanë pretenduar se udhëheqësit e UÇK-së janë të përfshirë në trafikim organesh.
Duke thënë që kjo është krejtësisht e pavërtetë, avokati ka deklaruar se gjykata duhet të lëshojë një njoftim, ku theksohet se kjo çështje nuk ka të bëjë me trafikim organesh.
Lidhur me shqetësimet e mbrojtjes së Thaçit ka reaguar prokurori Matt Halling i cili kërkoi që shqetësimet të parashtrohen me shkrim.
Seanca po vazhdon me dëshminë e dëshmitarit të gjashtëmbëdhjetë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili po dëshmon në fshehje të identitetit.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë të pranishëm në gjykatë, ndërsa Jakup Krasniqi po merr pjesë në seancë përmes aplikacioneve online nga qendra e paraburgimit.
4 ish krerët e UÇK ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)