Mbyllen hetimet për Ardjan Çapjan, akuzohet se kreu vrasje me porosi në Elbasan
15 Qershor 2021 |
13:46
Sot janë mbyllur hetimet për Ardjan Çapjan, i cili së bashku me Florenc Çapjan akuzohen se kanë kryer vrasjen e Nezir Beqirit, në vitin 2012, në Elbasan. Në prill të këtij viti, dosja e tyre kaloi në SPAK.
Pas hetimeve, ndaj Ardjan Çapjas është ngritur akuza për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.
Pas komunikimit të akuzave, SPAK pritet të dërgojë çështjen në Gjykatë, ku togat e zeza të GJKKO-së do të vendosin nëse do e pranojnë kërkesën e SPAK për ta kaluar këtë çështje në gjykim apo jo.
Vrasja e Nezir Beqirit u krye ndërsa ai ndodhej në arrest shtëpie. Ai akuzohej nga fisi Çapja se kishte bashkëpunuar në vrasjen e Sokol Çapjes në viti 2005, ngjarje e cila ka sjellë me dhjetëra persona të vrarë që prej atëherë.
Lajme të Sugjeruara
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin