Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës

8 Janar 2025 | 11:23

Policia e Kosovës ka mbyllur një objekt në veri të Mitrovicës, i cili ka funksionuar si zyrë tatimore – degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.

Lajmin është bërë i ditur nga zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. Ai ka theksuar se lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.

“Rreth orës 9 kemi hyrë në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksionuar si zyrë tatimore, si degë e  Ministrisë së Financave të Serbisë. Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tone, dhe pas konsultimit me prokurorin, njerëzit që janë hasur aty janë larguar nga ai vend, dhe ajo ndërtesë është mbyllur deri në verifikim të plotë të fakteve”, ka thënë Elshani derisa ka theksuar se rasti hapet dhe hetohet si falsifikim i dokumenteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026