Mbyllet një komunë paralele serbe në veri Kosovës

17 Tetor 2024 | 09:44

Policia e Kosovës tha se ka mbyllur një zyre të paligjshme në veri të vendit që ka shërbyer si komunë paralele serbe për Skënderajn një komunë në Kosovën qendrore.

Policia tha se pas identifikimit të zyrës, prokuroria ka urdhëruar “që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen”.

Mbyllja nxiti reagimin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, e cila e cilësoi atë si veprim në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të gjitha marrëveshjet dhe ecurinë e dialogut.

“Ky është autoriteti i dhjetë i Përkohshëm që autoritetet në Prishtinë e mbyllën arbitrarisht dhe ilegalisht, pas mbylljes së tyre në Shtërpcë, Klinë, Istog, Gorazhdevc, Gorë, Mitrovicë, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok”, thuhet në reagim.

Zyra serbe akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se me mbylljen e këtyre institucioneve, që sipas tyre janë baza e formimit të Asociacionit të komunave serbe, po tregon se nuk e ka ndërmend të formojë ndonjëherë Asociacionin dhe të përmbushë detyrimet e tij që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit.

Gjatë këtij viti autoritetet e Kosovës kanë mbyllur disa komuna paralele të Serbisë që i cilësojnë të paligjshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026