Mbyllet procesi i votës së diasporës, Balla: Mbi 200 mijë vota të vlerësuara
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, ka folur nga Parku Olimpik lidhur me mbylljen e procesit të votës së diasporës për votën preferenciale.
“Në mbyllje të procesit ku janë vlerësuar dhe numëruar mbi 200 mijë vota nga diaspora, dua të falenderoj bashkëatdhetarët kudo në botë për pjesmarjen në këto zgjedhje dhe regjistrimin e tyre si votues nga jashtë.
Shqiptarët në diasporë treguan një nivel të lartë interesimi. Në 246 mijë bashkëatdhetarë të regjistruar, mbi 200 mijë ishin ata që i kthyen zarfat dhe kjo krahasuar me vendet e tjera të cilat përdorin një sistem të ngjashëm, është një përqindje shumë e lartë.
Falenderoj ata që besuan dhe mbështetën PS-në për të vijuar rrugëtimin tonë historik drejt anëtarësimit në BE.
Kjo javë ka qenë një kontekst i bukur dhe hisotorik pasi pas zgjedhjeve, Tirana u shndërrua në kryeqytet Evropian duke pritur Samitin më të madh edhe për nga pjesmarrja e udhëheqësve të zhvilluar deri tani nga Komuniteti Politik Europian”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore