Mbyllet procesi i votimit, nis grumbullimi i kutive në Qendrat e Numërimit
Procesi i votimit është mbyllur në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit dhe ka nisur grumbullimi i kutive në Qendrat e Numërimit.
Procesi i votimit është mbyllur në Qarkun e Lezhës. Në 4 KZAZ Lezhë, Kurbin dhe Mirditë nuk raportohet për probleme. Pritet që të gjithe QV të sjellin kutitë me materialet zgjedhore pranë qendrave të numërimit.
Himara nga 21 mijë persona më të drejtë vote kanë votuar 5700 persona, afro 35 % pjesëmarrja. Mbyllen 35 qendrat e votimit.
Në Selenicë mbyllen të 42 qendrat e votimit. Në total kanë votuar mbi 10.000 nga 26 mijë votues totali.
Ndërkohë që është dorëzuar kutia e parë në KZAZ.
Procesi i votimit është mbyllur edhe në QV që përfshin KZAZ nr 47,49,50 në bashkinë Elbasan.
Ndërkohë që nga momenti në moment pritet të vijnë kutitë në qendrat e numërimit.
Kutitë e votimit kanë mbërritur edhe në KZAZ 83 në Kavajë, ku do bëhet numërimi.
Edhe në qarkun Tiranë, procesi i votimit është mbyllur në pjesën më të madhe të QV dhe ka nisur grumbullimi i kutive nëpër KZAZ.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS