Mbyllet protesta e PD, Berisha niset drejt Romës për takim me diasporën
Ka zgjatur më pak se 2 orë protesta e opozitës para Kryeministrisë. Protesta u mbyll menjëherë pas fjalimit të kreut të PD, Sali Berisha pa incidente të rënda.
Zëdhënësja e PD, Floriana Garo bëri me dije për të pranishmit në protestë se lideri i PD do të nisej menjëherë drejt Romës ku do të zhvillonte takime me diasporën shqiptare.
Protesta e radhës kombëtare e PD, megjithëse masive ishte një nga më të qetat e zhvilluara vitin e fundit, ku përveç hedhjes së disa mjeteve piroteknike gjatë kohës që fliste Berisha, nuk u regjistrua asnjë incident tjetër i rëndë.
Fjalim para protestuesve, përveç kryedemokratit Berisha dhe kreut të PL, Ilir Meta që iu drejtua protestuesve me një audio regjistrim, mbajtën edhe Agron Duka i PAA dhe Fatmir Mediu i PR.
Shpërndarja e protestuesve është bërë qetësisht dhe qarkullimi i automjeteve i është kthyer shumë shpejt normalitetit në bulevardin kryesor të kryeqytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps