Mbyllet “Rin Show” në Korçë, ndahen çmimet për më të mirët

4 Maj 2024 | 18:33

300 të rinj të qarkut Korçë kanë marrë pjesë në garën artistikë “Rin Show” . Konkursi ka mbyllur siparin në pallatin e sportit, ku u ndanë edhe cmimet në aktrim e kërcim.

Gara e përvitshme artistike e gjimnazeve të Korçës është përmbyllur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ku 300 të rinj shpalosën talentet e tyre para jurisë së zgjedhur. Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit në konkurs morën pjesë edhe të rinjtë e talentuar të gjimnazeve të Pogradecit, Kolonjës, Devollit e Maliqit, nga të cilët u spikatën talentet më të veçanta në aktrim

Unë vura në skenë dramën e” Shtëpi Kukulle”, ishte një nga dramat më të vështira por vërtet ja dolëm. Në 2023 ishte hera e parë që performoja në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”. Do vazhdoj për aktore profesioniste, jam e emocionuar”,-tha Elena Stena, aktorja më e mirë 2024(Gjimnazi i Devollit)”

Kam rreth rreth 3 vite që ushtrohem, më jep kurajo që ta vazhdoj dhe me pëlqen shume. Kam luajtur pjesën e Vangjelit me TanënAndon Zako Çajupit, 14 vjeç Dhëndër. Shumë i emocionuar e i gëzuar”,-tha Vilson Mançe (aktori karakter më i mirë – Gjimnazi Maliq)”

Për drejtoreshën e Artit dhe Kulturës në qytetin e Korçës po lindin talente, me të rinj të edukuar pas folklorit dhe jo vetëm.

“Rin Show e tregon më së miri se Korça ka shumë talente dhe këtë herë jo vetëm qyteti por gjithë qarku, këtë herë u bashkuan Kolonja, Pogradec, Devolli e Maliqi. Jo vetëm që ka talente por fëmijët po edukohen me dashuri për folklorin, vallet, këngët popullore, po edukohen me një tjetër lloj kulture. Përveç talentit dhe dëshirës po edukohen”,-tha Zamira Kita.

Çmimin e shfaqjes më të mirë e fitoi” Kolegji Preka “ndërkohë që çmime pati edhe për këngëtarët dhe valltarët që interpretuan në skenë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026